Glossary entry

English term or phrase:

rack

Albanian translation:

rrjetë/grilë (hidraulike)

Added to glossary by Gentiana Kasemi
Mar 9, 2008 14:12
16 yrs ago
English term

rack

English to Albanian Tech/Engineering Energy / Power Generation
Shprehja e plotë është "steel for *rack* and gate", thjesht një ndër elementet e tabelës me titull "Bill of Quantities". Bëhet fjalë për pjesë përbërëse të një hidrocentrali.

Qesku e përkthen në disa mënyra, por nuk jam e sigurt se cila është ajo e duhura në këtë kontekst të veçantë. Burimet e internetit, në gjuhën shqipe, nuk më kthjellojnë aspak idetë për një zgjedhje të saktë(http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj Nr 9560 Datë 12-...

Në proz.com është bërë një pyetje e ngjashme por nuk arrij ta deshifroj, sepse është në gjuhën kroate:
http://www.proz.com/kudoz/1073496

Ju falemnderit paraprakisht
Change log

Mar 11, 2008 16:33: Ledja changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/728674">Gentiana Kasemi's</a> old entry - "rack"" to ""grilë/rrjetë""

Mar 31, 2008 14:20: Gentiana Kasemi changed "Edited KOG entry" from "<a href="/profile/111445">Ledja's</a> old entry - "rack"" to ""grilë/rrjetë (hidraulike)""

Discussion

Gentiana Kasemi (asker) Mar 9, 2008:
Ledia, falemnderit për mundimin. E kisha parë sot këtë referencën që ke sjellë, dhe ishte një nga burimet kyçe (bashkë me atë që i kam shkruar Sherefedinit më lart) që më bënë të mendoj që ndoshta zgjedhja "grilë" është më e përshtatshmja. Thanks :)
Ledja Mar 9, 2008:
Gentiana, meqë behet fjalë për hidrocentral, ndoshta ky link hedh një dritë të re mbi shprehjen "rack and gate": http://www.neepco.gov.in/hydel.html. Unë nuk e di përkthimin e saktë, por di që bëhet fjalë për një lloj mekanizmi.
Gentiana Kasemi (asker) Mar 9, 2008:
Fabiana, po zgarë nuk e gjej në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, gjeta fjalën skarë, por që përdoret në rrethana gatimi, ose në kuptimin e raftit. Ti në ç'fjalor teknik e ke parë?
Ndërsa përkthime të tjera të fjalës "rack" në shqip, sipas Qeskut, në lidhje me kontekstin, shoh fjalë si: grilë, rrjetë (shih edhe
http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj Nr 9560 Datë 12-... )

Sinonimi i paraqitur nga ty Sherefedin, ishte një mundësi që po e mendoja fillimisht, por vura re që në lidhjen që po të shkruaj në vijim, fjalët "rack and gate" marrin një kuptim tjetër:
http://www.ept.ntnu.no/vk/Forelesn05/Konstr/Forelesning 1/Tr...

Më duket se enigma po zgjidhet pak nga pak:)

Proposed translations

+1
1 day 8 hrs
Selected

rrjetë (hidraulike)

Bëhet fjalë për sistem shkarkimi me "rrjeta dhe porta hidraulike", sikurse përmendet në rastin e mëposhtëm, të cilin rastisa ta gjej në faqen ku të con lidhja e meposhtme :

"Vepra e marrjes në krahun e majtë të digës, përfshin katër tunele të veçanta, secili me rrjeta dhe portat hidraulike të operueshme. Ka dy tunele shkarkimi, në anën e djathtë të digës, secili me porta shërbimi dhe ruajtjeje. Nuk ka dalje të poshtme; tunelet nr 1 dhe 2 u mbyllën pas ndërtimit. Të katër njësitë e njëjta vertikale Francis me nga 125 MW secila, ndodhen në godinen e centralit në këmbën e digës."
Peer comment(s):

agree Wise (X)
1 day 11 hrs
Faleminderit
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falemnderit të gjithëve për ndihmesën e çmuar. Shpresoj të jetë e tillë edhe në të ardhmen :) "
1 hr

shinë/binar

Ndoshta bëhet fjalë për shinën apo binarin mbi të cilin rrëshqet porta.
Something went wrong...
+3
23 mins

çelik për zgara dhe rrethime/porta

Genta, rack gjendet në shumë forma edhe në fjalorët tanë teknikë. Në fjalorët mekanikë në italisht njihet si cavalletto, cremagliera (këmbalec, kremalier, zgarë). Nëse e ke parasysh shkallët e trenave, apo zgarat nëpër disa trotuare, ato në anglisht janë "rack". Në hidrocentrale, si edhe në objekte të tjera të industrisë së rëndë, ka mjedise të tilla, si horizontale ashtu edhe vertikale - dysheme me zgara dhe ndarje me zgara për arsye sigurie apo të tjera teknike (si në rastin tënd, rack and gates). Të lutem shih një shembull tek kjo lidhje: http://www.wirecrafters.com/html/images/a_pallet_rack_gate.j...

--------------------------------------------------
Note added at 3 hrs (2008-03-09 17:34:13 GMT)
--------------------------------------------------

Genta, "grilë, skarë dhe rrethime me grilë" është në të vërtetë ajo që do t'i përshtatej në të vërtetë.

--------------------------------------------------
Note added at 3 hrs (2008-03-09 17:58:39 GMT)
--------------------------------------------------

Genta, më fal se tani e pash pyetjen e fjalorit, unë përdor së pari (për të kuptuar më mirë) fjalorin italisht - italisht/anglisht të Renzo Denti dhe pastaj e krahasoj me fjalorin teknik që kam ndërtuar vetë. Nuk kam fjalor teknik, dhe bile nuk e di nëse ka. Skara nuk përdoret vetëm në kuptime gatimi, sa për këtë edhe grilë përdoret në gatim. Këto dy terma përdoren edhe në mekanikë gjerësisht. Në rastin e veçantë, siç thash më sipër, besoj se i përshtatet më mirë "çelik për skara/grila e rrethime".
Peer comment(s):

agree Nick Beqo
1 hr
Falemnderit, Nick :)
agree Translation Link : e mundshme...
2 hrs
Falemnderit :)
agree vetime
6 hrs
Falemnderit Vetime
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search