Përsa i përket përkthimit të ProZ.com
מפרסם התגובה: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 01:18
חבר (2001)
מאנגלית לאלבנית
+ ...
SITE LOCALIZER
Jul 28, 2002

Të nderuar kolegë,

Në rradhë të parë ju uroj punë të mbarë ose pushime të mbara kudo që jeni



Dua të bëj një njoftim të shkurtër këtu. Ndoshta e keni vënë re edhe vetë, përkthimi në shqip i faqes së ProZ.com nuk del më në dukje për anëtarët e komunitetit shqiptar. Kjo vjen për shkak të cilësisë së dobët të disa përkthimeve. Kuptohet që të gjithë ne bëjmë gabime, por këto gabim
... See more
Të nderuar kolegë,

Në rradhë të parë ju uroj punë të mbarë ose pushime të mbara kudo që jeni



Dua të bëj një njoftim të shkurtër këtu. Ndoshta e keni vënë re edhe vetë, përkthimi në shqip i faqes së ProZ.com nuk del më në dukje për anëtarët e komunitetit shqiptar. Kjo vjen për shkak të cilësisë së dobët të disa përkthimeve. Kuptohet që të gjithë ne bëjmë gabime, por këto gabime kurrsesi nuk duhet të shfaqen në një faqe interneti të përkthyesve profesionistë.



Bazuar në konstatimet personale dhe të shumë ankesave të anëtarëve rreth cilësisë së përkthimit, përkthimi në shqip është pezulluar për momentin. Do t\'u lutesha të gjithë anëtarëve të mos vazhdojnë të bëjnë përkthime apo korrigjime të tjera, pasi këto përkthime/korrigjime nuk do të shfaqen më në këtë faqe.



Ky është një problem edhe për gjuhët e tjera, jo vetëm për shqipen. Për shumicën e gjuhëve të tjera janë ngritur ose vazhdojnë të ngrihen komisione të vogla përkthyesish që kanë shprehur dëshirën të angazhohen me përkthimin e kësaj faqeje.



Nëse dëshironi të merrni pjesë në një komision të tillë për shqipen, ju lutem më njoftoni ose nëpërmjet këtij forumi, ose drejtpërsërdrejti. Nëse preferoni të më njoftoni drejtpërsëdrejti, ju lutem shkruani këtë titull në subjektin e mesazhit tuaj:\"Përsa i përket përkthimit të ProZ.com\"



Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.



Gjithë të mirat,

Monika





[ This Message was edited by: on 2002-09-04 04:22 ]
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 01:18
חבר (2001)
מאנגלית לאלבנית
+ ...
TOPIC STARTER
SITE LOCALIZER
Falënderim Aug 14, 2002

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar personalisht dhe kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në komisionin shqip të përkthimit të faqes ProZ si dhe ata që kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me disa nga problemet ekzistuese dhe të mundshme të përkthimit të kësaj faqeje.



Nuk është vendosur ende se sa anëtarë të ProZ do të marrin pjesë në këtë komision dhe se kush do merret vetëm me përkthime, apo kush është i
... See more
Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar personalisht dhe kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në komisionin shqip të përkthimit të faqes ProZ si dhe ata që kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me disa nga problemet ekzistuese dhe të mundshme të përkthimit të kësaj faqeje.



Nuk është vendosur ende se sa anëtarë të ProZ do të marrin pjesë në këtë komision dhe se kush do merret vetëm me përkthime, apo kush është i interesuar për redaktime apo të dyja. Mund të më njoftoni nëse parapëlqeni ndonjërën prej tyre. Nëse nuk keni patur kohë të më kontaktoni, mund ta bëni këtë tani.



Ata që do të ndihmojnë në këtë përkthim do të fitojnë pikë BrowniZ si dhe do të kenë një reklamim më të madh në ProZ, pasi emri i tyre do të shfaqet në çdo faqe ku ata do të përkthejnë. Ndërsa pikët BrowniZ mund të përdoren për qëllime të ndryshme: \"You can use BrowniZ points to pay for job bids, upgrade your membership, or view agency ratings on the Blue Board.\"





Faleminderit të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Me respekt,

Monika Coulson
[addsig]
Collapse


 


לא הוקצה מנהל במיוחד לפורום זה.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Përsa i përket përkthimit të ProZ.com






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »